Kalo te përmbajtja
Pro-Data — Professional Data Solutions Na kontaktoni
Pro-Data Connect · ndihmë në distancë

Ndihmo klientët.
Pa pritje.

Lidhu te çdo kompjuter brenda pak sekondash, shih ekranin qartë dhe zgjidhe problemin aty për aty — me enkriptim skaj-më-skaj.

Falas për të filluar Pa kartë krediti Instalim me një klikim
Askush pa ftesëKlienti pranon çdo lidhje.
TLS 1.3 skaj-më-skajRelay-i vetëm përcjell të dhëna të enkriptuara.
Pa porta të hapuraPunon pas çdo routeri e firewall-i.
Gjithmonë i përditësuarPërditësime të nënshkruara, vetvetiu.
Shkarko

Një aplikacion për ty, një për klientët e tu

Teknikët përdorin Pro-Data Connect. Klientëve u mjafton QuickSupport — pa llogari, pa konfigurim.

Pro-Data Connect
Për teknikët dhe ekipet

Pro-Data Connect

  • Lidhu te kompjuteri i klientit me ID
  • Ekipi, rolet dhe pajisjet në një vend
  • Disa sesione njëherësh, secili në skedën e vet
  • Krijo llogarinë falas brenda aplikacionit
Shkarko Pro-Data Connect
Pro-Data QuickSupport
Për klientët

Pro-Data QuickSupport

  • Shkarkoje dhe hape — pa llogari
  • Jepi teknikut ID-në dhe fjalëkalimin që shfaqen
  • Prano lidhjen — dhe ndërprite kur të duash
Shkarko QuickSupport
Veçoritë

Gjithçka që të duhet për ndihmë në distancë

E ndërtuar për ekipe mbështetjeje, zyra kontabiliteti, servise IT dhe kompani softueri që kujdesen për shumë kompjuterë.

E shpejtë dhe e qartë

Video H.264 me përshpejtim hardueri që i përshtatet lidhjes, që ekrani të mbetet i rrjedhshëm dhe i lexueshëm.

Disa klientë njëherësh

Çdo sesion në skedën e vet — kalon nga një klient te tjetri pa e mbyllur asnjërin.

Fajlla dhe clipboard

Kopjo në një kompjuter, ngjit në tjetrin — tekst, figura dhe fajlla, me progres dhe anulim.

Ekipe dhe role

Fto kolegët me email, jepu role dhe vendos kush mund të lidhet te cila pajisje.

Historik i plotë

Kush u lidh, ku, kur dhe sa zgjati — pa e regjistruar kurrë ekranin apo tastet.

Shqip dhe anglisht

I gjithë aplikacioni dhe email-et në të dyja gjuhët.

Si funksionon

Nga telefonata te zgjidhja në tre hapa

  1. Klienti hap QuickSupport

    Një shkarkim. Shfaq një ID dhe një fjalëkalim të përkohshëm.

  2. Ti shkruan ID-në

    Te Pro-Data Connect, bashkë me fjalëkalimin që ta lexon klienti.

  3. Klienti pranon — ti ndihmon

    Ai zgjedh çfarë lejon: shikim, kontroll, clipboard, fajlla. Mund ta ndërpresë kurdo.

Siguria

E ndërtuar që të hyjnë vetëm njerëzit e duhur

Qasja në distancë është besim. Prandaj siguria s'është një cilësim — është mënyra si punon produkti.

Enkriptim skaj-më-skajTLS 1.3 mes dy kompjuterëve; relay-i vetëm përcjell të dhëna të enkriptuara.
Fjalëkalim që s'del nga kompjuteriFjalëkalimi i përkohshëm ndërrohet pas çdo sesioni dhe s'dërgohet kurrë në server.
Identitet i verifikuarKlienti sheh emrin dhe organizatën e teknikut, të konfirmuara nga serveri.
Kod te pajisjet e rejaHyrja nga një pajisje e re kërkon një kod që vjen me email.
Klienti mbetet në kontrollNjë shirit i dukshëm tregon çdo sesion aktiv, me një klikim për ta ndalur.
Përditësime të nënshkruaraÇdo version i ri verifikohet me nënshkrim dixhital para se të instalohet.

Gati të ndihmosh klientin e parë?

Shkarko Pro-Data Connect, krijo llogarinë falas në aplikacion dhe lidhu brenda pak minutash.