Kalo te përmbajtja
Pro-Data — Professional Data Solutions Na kontaktoni

Pro-Data ERP Cloud

I gjithë biznesi në një program në cloud: fatura, arkë, stok, kontabilitet, paga dhe module për restorante, hotele e klinika — me fiskalizim sipas ATK-së.

Përshkrimi

Finance+ në cloud

Pro-Data ERP Cloud është programi për menaxhimin e biznesit që ofrohet përmes internetit, sipas paketës së zgjedhur. Është ndërtuar si pasardhës në web i Finance+, me të njëjtën logjikë kontabël dhe me arkë që vazhdon të shesë edhe kur bie interneti.

Në cloud

Të dhënat ruhen në cloud, pa server në zyrë dhe pa kopje rezervë me dorë.

Arka offline

Arka vazhdon punën edhe kur bie interneti dhe i dërgon shitjet kur kthehet.

Fiskalizim ATK

Kuponi fiskal sipas kërkesave të Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjithçka e lidhur

Një shitje përditëson stokun, librat dhe raportet njëherësh — pa futje të dyfishtë.

Çka përfshin

Modulet e ERP Cloud

Modulet bazë punojnë bashkë që në ditën e parë; shtesat aktivizohen kur ju duhen.

Shitja

Fatura, klientët dhe borxhet e tyre; avanset zbriten në faturë.

Blerjet

Faturat hyrëse dhe furnitorët; malli hyn vetë në stok.

Stoku dhe depot

Disa depo, inventari, lëvizjet mes depove dhe kosto e saktë.

Variantet dhe përbërja

Madhësi e ngjyra si artikuj më vete, receta që zbresin përbërësit.

Arka (POS)

Shitje me ekran prekjeje që vazhdon edhe kur bie interneti; punëtorët hyjnë me PIN.

Fiskalizimi

Kuponi fiskal sipas ATK-së dhe eksporti për ATK-në në Excel, CSV dhe PDF.

Kontabiliteti

Regjistrimet kontabël krijohen vetë nga dokumentet; librat e TVSH-së.

Pagat

Llogaritja mujore e pagave, bashkë me komisionet e shitësve.

Raportet

Shitjet, stoku dhe financat në kohë reale, me eksport.

RestorantiShtesë

Tavolinat, porosia me QR dhe tableti i kuzhinës.

HoteliShtesë

Dhomat dhe rezervimet; konsumi «në dhomë» dhe kuponi në largim.

SpitaliShtesë

Terminet, shtrimi dhe tableti i infermierit për matjet dhe terapinë.

Zyrat kontabël

Portali i zyrës: afatet, semaforët dhe dokumentet e çdo klienti.

Asistenti AI

Pyetni programin për të dhënat tuaja, me Ctrl+J.

API v1Enterprise

Integrim me sisteme të tjera dhe njoftime për ngjarjet.

Siguria

Llogaritë e mbrojtura

  • Verifikim në dy hapa për hyrjen
  • Pajisjet e reja konfirmohen; ju zgjidhni cilat mbeten të lidhura
  • Sesionet mbyllen vetë pas një kohe pa veprim
  • Çdo përdorues sheh vetëm atë që i lejohet
  • Kuponët fiskalë nënshkruhen në pajisjen e arkës
Nga Finance+ te ERP Cloud

Kalimi pa humbur asgjë

  1. Analizojmë të dhënat

    Shikojmë bazën tuaj të Finance+ dhe çka duhet bartur.

  2. Bartim gjendjen e sotme

    Artikujt, klientët, furnitorët, stokun dhe borxhet e hapura.

  3. Historia mbetet e lexueshme

    Vitet e kaluara ruhen si arkiv që mund ta shikoni kurdo.

  4. Trajnim dhe nisje

    Ekipi ynë ju shoqëron në ditët e para të punës.

Si fillohet

Regjistrimi

  1. Regjistroni ndërmarrjen

    Plotësoni të dhënat te faqja e regjistrimit dhe zgjidhni paketën.

  2. Konfirmoni email-in

    Ju vjen një kod 6-shifror; pas tij kërkesa hyn në shqyrtim dhe ju vjen profatura.

  3. Filloni punën

    Pas aktivizimit hyni me llogarinë tuaj.

Pyetje të shpeshta

Para se të filloni

A më duhet server në zyrë?

Jo. Programi dhe të dhënat rrinë në cloud; ju hyni me llogarinë tuaj nga shfletuesi.

Çka ndodh kur bie interneti?

Arka vazhdon të shesë dhe të lëshojë kupon fiskal; kur kthehet interneti, shitjet dërgohen vetë në ERP.

A mund t'i bart të dhënat nga Finance+?

Po. Bartim gjendjen e sotme — artikujt, klientët, furnitorët, stokun dhe borxhet — ndërsa historia mbetet e lexueshme si arkiv.

Si llogaritet çmimi?

Sipas paketës dhe numrit të përdoruesve. Pas regjistrimit ju vjen profatura; për ofertë të saktë na kontaktoni.

Doni ta shihni nga afër?

Ju tregojmë ERP Cloud me të dhënat e biznesit tuaj dhe ju ndihmojmë me kalimin nga Finance+.