Kalo te përmbajtja
Pro-Data — Professional Data Solutions Na kontaktoni

Pyetje të shpeshta

Gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

Çfarë është Finance+?

Finance+ është pako softuerike e integruar materiale dhe financiare që mundëson nxjerrjen e shpejtë dhe të saktë të informatave, duke i mundësuar klientit që të ketë kontroll të plotë mbi financat e tij.

A mund të përdoret Finance+ në rrjet?

Po. Finance+ punon në rrjet dhe VPN me databazë qendrore, duke mundësuar qasje nga shumë përdorues njëkohësisht.

Si mund të marr mbështetje teknike?

Ofrojmë mbështetje teknike përmes telefonit, chat-it dhe internetit. Na kontaktoni në: +383 49 289 092, +383 49 289 042, +383 49 289 083 ose +383 49 289 082.

Çfarë trajnimesh ofron Pro-Data?

Pro-Data ofron trajnime bazike dhe të avancuara për të gjitha produktet. Trajnimet përshtaten sipas nevojave të klientëve dhe mund të mbahen në ambientet tona ose në ambientet e klientit.

A ofron Pro-Data zgjidhje të personalizuara?

Po. Ofrojmë zgjidhje të personalizuara sipas nevojave specifike të biznesit tuaj. Na kontaktoni për të diskutuar kërkesat dhe për të krijuar një zgjidhje të përshtatur për ju.

Si mund të bëj një porosi për produktet e Pro-Data?

Na kontaktoni përmes formularit në faqen tonë, na telefononi në +383 49 289 082 ose na shkruani në info@prodata-ks.com.

A ofron Pro-Data instalim dhe konfigurim të produkteve?

Po. Ofrojmë instalim dhe konfigurim të plotë për të gjitha produktet. Ekipi ynë kujdeset për gjithçka, nga instalimi deri te konfigurimi sipas nevojave tuaja.

Cilat janë metodat e pagesës?

Pro-Data pranon pagesa me transfer bankar, kartelë krediti dhe me këste për projekte më të mëdha. Na kontaktoni për opsionet që ju përshtaten më së miri.

A ofron Pro-Data përditësime për produktet?

Po. Ofrojmë përditësime të rregullta për të gjitha produktet: përmirësime të funksionalitetit, rritje të sigurisë dhe përshtatje me ndryshimet ligjore.

Si mund të bëhem partner i Pro-Data?

Na shkruani në info@prodata-ks.com me një përshkrim të shkurtër të kompanisë suaj dhe fushës së veprimtarisë. Do t'ju kontaktojmë për të diskutuar mundësitë e partneritetit.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Mos hezitoni të na kontaktoni — ekipi ynë i mbështetjes është i gatshëm t'ju ndihmojë.