Pro-Data ERP Cloud
Fatura, arkë, stok, kontabilitet, paga dhe module të tjera — të gjitha në një vend, përmes internetit.
- Arka që vazhdon të shesë edhe kur bie interneti
- Fiskalizim sipas ATK-së
- Module për restorante, hotele dhe spitale
Programe për financa, pika shitjeje, restorante, hotele, klinika, depo dhe shitje në terren — të gjitha të lidhura me Finance+.
Fatura, arkë, stok, kontabilitet, paga dhe module të tjera — të gjitha në një vend, përmes internetit.
Lidhu te kompjuteri i klientit brenda pak sekondash, shih ekranin qartë dhe zgjidhe problemin aty për aty — me enkriptim skaj-më-skaj.
Pako e integruar materiale dhe financiare për kontroll të plotë mbi financat.
Pika të shitjes për restorante, lokale dhe dyqane me pakicë.
Shitje dhe faturim në terren për agjentët dhe menaxherët e shitjes.
Porositë e kamarierëve direkt në kuzhinë dhe shank.
Rezervime, dhoma dhe mysafirë me kalendar vizual.
Pacientë, termine, receta dhe fatura për klinika e laboratorë.
Pranimi, vendosja në rafte dhe shpërndarja e mallit në depo.
Shitja ambulante dhe porositë e agjentëve në terren.

Qasje e shpejtë në të dhënat kyçe financiare, në kohë reale, e lidhur me Finance+. Paneli interaktiv tregon shitjet, stoqet dhe llogaritë — me grafik në ekran të plotë, temë të çelët dhe të errët, dhe gjuhë shqip, anglisht, gjermanisht e frëngjisht.

Lidhet me sistemin ERP dhe menaxhon prezencën e ekipit: hyrja në punë, fillimi dhe mbyllja e pauzës, dalja — drejtpërdrejt nga telefoni.

Pro-Data është e certifikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për softuer elektronik fiskal. Lidhim pikat tuaja të shitjes me arka fiskale dhe kujdesemi që faturimi të jetë në përputhje, pa ndërprerje në shitje.

Trajnime për përdoruesit e rinj dhe për ekipet që duan të nxjerrin më shumë nga raportimi dhe automatizimi. Mbahen në ambientet tona ose te ju, me materiale të përditësuara dhe certifikatë përfundimi.

Lidhim sistemin tuaj me platforma të tjera përmes REST API — dyqane online, shërbime pagesash ose softuer të brendshëm. Dokumentim i qartë dhe mbështetje për ekipin që e zhvillon integrimin.

Aplikacione që punojnë në kohë reale me sistemin qendror, nga shitja mobile te programet e besnikërisë. Të dizajnuara për t'u përdorur në terren, jo vetëm në zyrë.
Kontaktoni ekipin tonë për çdo pyetje, ofertë ose demonstrim.