Për ne
Njihuni me Pro-Data-n, historinë tonë dhe ekipin që qëndron pas zgjidhjeve tona softuerike.
Që nga viti 2013, për bizneset në Kosovë
Pro-Data u themelua në vitin 2013 me qëllimin për të ofruar zgjidhje softuerike profesionale për bizneset në Kosovë. Që nga fillimi kemi qenë të përkushtuar ndaj inovacionit, cilësisë dhe kënaqësisë së klientit.
Gjatë viteve e kemi zgjeruar portofolin e produkteve për një gamë të gjerë industrish: financa, shitje me pakicë, hoteleri, restorante dhe kujdes shëndetësor.
Sot Pro-Data është një nga ofruesit kryesorë të zgjidhjeve softuerike në rajon, me mbi 3500 klientë aktivë dhe një ekip të përkushtuar profesionistësh.
Përvojë që nga sistemet bankare
Pro-Data SH.P.K. është themeluar në Prishtinë dhe qëllimi i saj kryesor është krijimi i aplikacioneve softuerike për menaxhimin e bizneseve. Stafi ka përvojë mbi 20-vjeçare në programim.
Stafi ka përvojë në ndërtimin e sistemeve bankare nga fillimi deri në funksionalizim të plotë. Një nga projektet që stafi i Pro-Data-s e ka realizuar nga zeroja është softueri për Kasabank sh.a., që në vitin 2001.
Stafi ka certifikime nga Microsoft në zhvillimin e softuerit dhe menaxhimin e databazave, dhe në ekip ka trajnues të certifikuar nga Microsoft. Për shërbime cilësore e profesionale, te Pro-Data janë të angazhuar kontabilistë dhe auditorë të certifikuar, që shërbimet të jenë gjithmonë në harmoni me kërkesat ligjore.
Çka na udhëheq
Jemi të përkushtuar ndaj zgjidhjeve softuerike që i ndihmojnë bizneset të rriten dhe t'i optimizojnë proceset e tyre.
Inovacioni
Kërkojmë vazhdimisht mënyra të reja për të përmirësuar produktet dhe për të integruar teknologjitë më të fundit.
Mbështetja e klientit
Mbështetja e shpejtë dhe efikase është thelbësore për suksesin e klientëve tanë. Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë.
Cilësia
Çdo produkt dhe shërbim kalon nëpër kontroll rigoroz të cilësisë, që klientët të marrin zgjidhje të besueshme dhe të qëndrueshme.
Keni nevojë për ndihmë?
Kontaktoni ekipin tonë për çdo pyetje, ofertë ose demonstrim.
