Kalo te përmbajtja
Pro-Data — Professional Data Solutions Na kontaktoni
E reLuna · asistentja e Pro-Data-s

Pyete programin.
Luna përgjigjet.

Luna jeton brenda Finance+ dhe Pro-Data ERP Cloud. I shkruani në shqip — ajo lexon raportet tuaja, ju jep shifrat me burim dhe ju përgatit faturat, porositë dhe blerjet. Ju vetëm kontrolloni dhe konfirmoni.

Shqip, si me një koleg Me të drejtat e përdoruesit Asgjë pa konfirmimin tuaj
Shqip natyrshëmPyetni si i flisni kolegut.
Shifra me burimNga raportet tuaja, jo nga hamendja.
Ju vendosniÇdo ndryshim pret «Konfirmo».
Çka mund ta pyesni

Pyetjet që bizneset i bëjnë çdo ditë

Nga shitjet e djeshme te borxhet e vjetra — pyetje të vërteta që klientët tanë ia bëjnë Lunës.

  • Sa kemi shitur këtë muaj krahasuar me muajin e kaluar, sipas lokacioneve?
  • Cilët janë 10 artikujt me fitimin më të madh këtë vit?
  • Më trego faturat e shitjes së sotme, një nga një.
  • Si shkojnë shitjet e agjentëve sipas qyteteve?
Sa kemi shitur në tetor krahasuar me shtatorin, sipas lokacioneve?

Në tetor shitët 80,094.90 €, +6.9 % më shumë se në shtator. Rritja vjen kryesisht nga Prishtina.

LokacioniTetorNdryshimi
Prishtinë48,920.50+12.4 %
Ferizaj21,304.00+3.1 %
Pejë9,870.40−5.8 %
Burimi: Profitabiliteti në detaleExcel · PDF
  • Cilët artikuj do të mbarojnë brenda 7 ditëve, sipas shitjes së deritanishme?
  • Sa ditë na mban stoku i kafesë?
  • Përgatite porosinë për furnitorin sipas sasisë minimale.
  • Sa kushton receta e një pice sipas kostos së sotme?
Cilët artikuj do të mbarojnë brenda 7 ditëve?

Tre artikuj nuk e mbajnë javën, sipas shitjes mesatare të 30 ditëve të fundit:

ArtikulliStokuMjafton
Kafe espresso 1 kg124 ditë
Qumësht 1 L486 ditë
Sheqer 5 kg97 ditë

Dëshironi ta përgatis porosinë te furnitori i tyre?

Burimi: StoqetPërgatit porosinë
  • Cilët klientë kanë borxhe mbi 60 ditë?
  • Sa na kanë borxh subjektet që fillojnë me «AQP»?
  • Dërgoju kujtesë me email klientëve me vonesë.
  • Kush paguan më ngadalë këtë vit?
Cilët klientë kanë borxhe mbi 60 ditë?

Tre klientë kanë fatura të papaguara mbi 60 ditë, gjithsej 7,412.60 €.

KlientiVonesaShuma
Market Arbëria94 ditë3,980.00
Kafe Qendra71 ditë2,140.60
Ndërtimi Plus63 ditë1,292.00

T'u përgatis email-et e kujtesës? I dërgoj vetëm pasi t'i konfirmoni.

Burimi: Skadenca e borxheveKonfirmo dërgimin
  • Lexoje këtë faturë dhe përgatite blerjen. 📎
  • Cilët artikuj i blejmë nga ky furnitor dhe me çfarë çmimi të fundit?
  • Regjistro shpenzimin e rrymës për tetorin, pa skedar.
  • Cilat porosi te furnitorët janë ende të hapura?
Lexoje këtë faturë dhe përgatite blerjen. 📎 fatura-tetor.pdf

E lexova faturën: 14 rreshta, 1,236.80 € me TVSH. 12 artikuj i njoh nga blerjet e mëparshme, 2 janë të rinj.

Hapa formën e blerjes të plotësuar. Kontrolloni çmimet dhe ruajeni kur të jeni gati.

Forma: Blerja vendoreAsgjë s'është ruajtur ende
  • Sa është kostoja e pagave për tetorin?
  • Kush ka ende ditë pushimi të pashfrytëzuara?
  • Sa u kemi borxh punëtorëve sipas saldove?
Sa është kostoja e pagave për tetorin?

Kostoja e plotë e pagave për tetorin është 38,450.00 € për 27 punëtorë.

PjesaShuma
Paga bruto36,619.05
Kontributi i punëdhënësit 5 %1,830.95
Paga neto e paguar30,812.40
Vetëm për përdoruesit me të drejtë te pagat
Jo vetëm përgjigje

Luna e kryen punën — ju e konfirmoni

Ajo që dikur kërkonte pesë dritare dhe dhjetë minuta, tani është një fjali.

Faturë, ofertë, porosi

Luna hap formën e plotësuar me klientin, artikujt dhe sasitë. Forma llogarit çmimet dhe TVSH-në; ju e shikoni dhe e ruani.

Lexon faturat e furnitorëve

Ngarkoni foton ose PDF-në. Luna e lexon dhe përgatit blerjen për kontroll, me artikujt që i njeh nga blerjet e mëparshme.

Kujtesat e borxheve

Përgatit email-et për klientët me vonesë dhe i dërgon vetëm pasi ju klikoni «Konfirmo».

Klientë, çmime, kujtesa

Krijon një klient të ri, ndryshon një çmim ose shënon një kujtesë te CRM — gjithmonë me konfirmimin tuaj.

Hap raportin e duhur

Çdo përgjigje ka burimin. Një klikim hap raportin në program, me të njëjtat data dhe filtra.

Excel, PDF dhe printim

Çdo tabelë zmadhohet dhe ruhet në Excel ose PDF, ose shtypet direkt nga paneli.

Si funksionon

Tre hapa, pa asnjë komandë

  1. Pyetni në shqip

    Hapni Lunën anash dokumentit që keni para jush dhe shkruani pyetjen — edhe me gabime, edhe pa theksa.

  2. Luna lexon raportet

    Zgjedh raportin e duhur, periudhën dhe filtrat, me të drejtat e përdoruesit që pyet.

  3. Ju shihni dhe vendosni

    Merrni përgjigjen me burim, hapni raportin me një klikim ose konfirmoni dokumentin që ju përgatiti.

Kontrolli dhe siguria

Asistente, jo zëvendësuese

Luna punon brenda rregullave të programit tuaj. Të drejtat, kufijtë dhe vendimi i fundit mbeten te ju.

Me të drejtat e përdoruesitLuna sheh vetëm atë që përdoruesi ka të drejtë ta shohë në program — as më shumë, as më pak.
Administratori vendosKush e përdor Lunën vendoset për çdo përdorues veç e veç.
Pagat të mbylluraTë dhënat e pagave dalin vetëm për përdoruesit që kanë të drejtë te pagat.
Asgjë pa «Konfirmo»Çdo ndryshim propozohet. Ruhet ose dërgohet vetëm kur ju e konfirmoni.
Kurrë fiskalizimLuna nuk lëshon kupon fiskal dhe nuk dërgon asgjë te ATK.
Burim për çdo shifërPërgjigjet vijnë nga raportet e programit, që t'i verifikoni me një klikim.
Ku e gjeni

Në programin që e përdorni tashmë

Për Finance+

Paneli anash çdo dritareje

Butoni «Luna» te shiriti i programit hap panelin pa e mbyllur dokumentin që keni hapur.

  • Lexon raportet dhe hap format e Finance+
  • Lexon faturat e furnitorëve dhe përgatit blerjen
  • Provë falas, pastaj kredi sipas përdorimit
Për Pro-Data ERP Cloud

Nga çdo faqe, me Ctrl + J

Asistentja hapet aty ku jeni, nga çdo kompjuter dhe çdo shfletues.

  • E përfshirë te paketat Plus dhe Enterprise
  • Te paketat e tjera si shtesë ose me provë falas
  • Kufi mujor që e vendosni vetë
Pyetje të shpeshta

Para se ta provoni

A duhet të di diçka teknike?

Jo. I shkruani Lunës në shqip, siç do t'i shkruanit një kolegu: «sa kemi shitur dje në Ferizaj?». Nuk ka komanda për t'u mësuar.

A i ndryshon Luna të dhënat vetë?

Jo. Luna lexon dhe propozon. Faturat dhe blerjet i hap të plotësuara që t'i ruani ju; email-et, çmimet dhe klientët e rinj kalojnë vetëm pas «Konfirmo».

A punon me versionin tim të Finance+?

Luna punon me versionin e ri të Finance+. Nëse e keni më të vjetër, ekipi ynë ju ndihmon me përditësimin.

Njihuni me Lunën

Ju tregojmë në 15 minuta si i përgjigjet ajo pyetjeve të biznesit tuaj, mbi të dhënat tuaja.